Berisha: Çdo demokrat në mision, mbrojtëm idealet tona në kohët më të vështira

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Shkurt 2026 | 20:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se çdo demokrat është në një “mision” dhe i cilëson protestat e tyre si një kryengritje paqësore kundër qeverisë.

Në një reagim ndaj zgjedhjeve të fundit, Berisha theksoi se ato nuk mund të konsiderohen të ligjshme. Berisha bën një krahasim të  procesit aktual me zgjedhjet e diktaturës duke theksuar se PD-ja mbetet e vetmja forcë politike që mbron idealet dhe të vërtetat e saj.

“Sot është një kohë tjetër, veçse shumë punë kemi bërë për ta nxjerrë ashtu siç është. Po. Mos e harroni këtë. Nuk mund të sulmohet një qeveri pa e faturuar që ajo zhvilloi farsë dhe jo zgjedhje. Nuk ishte e lehtë kjo.

Nuk janë zgjedhje ato. Ashtu zgjedhje kemi bërë ne në diktaturë çdo 4 vjet, edhe me daulle i bënim ne ato zgjedhjet në diktaturë.

Fillonte daullja atje te qendra e votimit, edhe atëherë bile, se këta shkrujtën aty u administruan, administrimin më të bukur e bënte diktatura, po ta marrësh si ai. Ndaj dhe ne filluam kryengritjen tonë. Kjo është kryengritje paqësore. Ta dinë mirë, kushdo, shqiptarë dhe miqtë e Shqipërisë. Ne nuk ndahemi. Nuk ndahemi dhe nuk mund të ndahemi. Shqiptarët mund të mos na besonin më.

Ne jemi e vetmja forcë politike bashkë me Fidesin e Hungarisë që jemi në këmbë dhe gjallë dhe të fortë. Asnjë tjetër.

Të gjitha forcat antikomuniste që u krijuan në vitet ’90 u larguan nga skena. Ne nuk u larguam. Ne kaluam periudhat më të vështira se çdo njëra prej tyre. Ne mbetëm absolutisht vetëm sepse mbrojtëm të vërtetat që besojmë, mbrojtëm idealet tona. Përndryshe, edhe ne do shkriheshim si bryma para diellit, siç u shkrinë të tjerat”, tha kreu i PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026