Berisha debat të ashpër me Alibeajn në mbledhjen e grupit të PD
Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka pasur një debat të fortë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit, Enkelejd Alibeaj, i cili pas dorëheqjes së Bashës ka marrë dhe atributet e kryetarit.
Temë e diskutimeve ishte qëndrimi që PD duhet të mbajë për negociatat me mazhorancën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Mbledhja vijoi me një debat të ashpër mes Berishës, i cili nuk e njeh Alibeajn si kryetar në detyrë dhe kryetar të grupit të PD.
Debati
Berisha: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Alibeaj: Peng je ti.
Noka: Mos i fol ashtu.
Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Berisha: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Deputetja, Albana Vokshi i kërkoi Alibeajt që t’i drejtoi një kërkesë Kuvendit për 5 deputetët e përjashtuar nga grupi i PD që t’i ribashkohen.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, tha Vokshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë