Berisha: Dënoj dhunimin e Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat ka folur lidhur me vendimin e e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Berisha u shpreh se PD dënon këtë vendim teksa e ka cilësuar si një akt të papërgjegjshëm.
Sipas tij kjo dëshmon rënien e Kushtetutës dhe institucioneve në vend. Berisha e ka quajtur Gjykatën Kushtetuese si një produkt monstruoz i reformës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
“Ky akt dëshmon rënien e plotë të institucioneve të këtij vendi, rënien e plotë të Kushtetutës, rënien e plotë të ligjeve. Kur një gjykatë shkelmon ligjin e vet, që nuk mund ta bëjë kurrë, por në qoftë se ata gjykatës vërtet kishin bindje se neni 84, pika 4 i ligjit të tyre, ishte i pavlerë, ata kishin çdo të drejtë t’i kërkonin ligjvënësit abrogimin e këtij ligji, amendimin e këtij ligji, por nuk kishin kurrë të drejtë ta shkelmonin atë.
Dhe këtë e bën në mënyrën më skandaloze institucioni kryesor, por që është një produkt monstruoz i reformës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Nuk mund të ketë as fjalë, as epitete për të përshkruar këtë skandal të paimagjinueshëm.
Dakord, ti mendon mor zotëri se mandati i kësaj zonje duhet të jetë 4-vjeçar, por ligji thotë se kjo praktikë ka marrë fund në vitin 2022 dhe ti ke qenë president. Pse nuk kërkove ndryshimin apo nuk ka nevojë se parlamenti nuk ekziston, se vullneti i qytetarëve nuk ekziston?
Po kështu një intrigrant sa vetë intrigat, një njeri që ka lëshuar kthetrat mbi sistemin e drejtësisë si kurrë ndonjëherë më parë, Sadushi nisi procedura jashtë çdo lloj tagri ligjor dhe kushtetues. Dhe tani e mbyllën këtë cikël me vendimin e djeshëm.
PD e denoncon dhe e dënon me forcën më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm, këtë dëshmi flagrante të dhunimit të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por edhe një opinioni të një institucioni të respektuar në Europë dhe në botë për ekspertizën e tij ligjore siç është Komisioni i Venecias”, u shpreh ai.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte