Berisha: Dialogu që kërkon Rama është burgosja e opozitës
Për të kërkuar drejtësi dhe rikthimin e rendit në kryeqendrën e veriut, Partia Demokratike do të organizojë një protestë solidarizuese në qytetin e Shkodrës ditën e shtunë.
Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha pas ngushëllimeve për familjarët e tre viktimave të masakrës në Shkodër theksoi se protesta do të jetë me mesazhin që qytetarët nuk mposhten përballë krimit.
“Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët. Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës”, u shpreh kreu i PD.
Gjatë kësaj dalje për mediet, Berisha komentoi edhe ftesën e kryetares së Kuvendit për rikthim në dialog të opozitës, duke theksuar me burgosjen e liderëve të opozitës, Rama tregon se ka tjetër vullnet.
“Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë. Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës. Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare. I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)