Berisha: Do të krijojmë kushtet e kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të mërkurë në koferencën me temë “Shpopullimi ose zhbërja e Shqipërisë”, ku foli në lidhje me largimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi.

Berisha theksoi në fjalën e tij se PD do të bëjë të gjithë kalkulimet e kushteve të nevojshme për të qëndruar qytetarët në Shqipëri.

Ai shtoi se Shqipëria ka të gjitha kushtet e nevojshme që të ketë një demografi të qëndrueshme.

- Advertisement -

“Duhet të mendojmë se cili është raporti ynë me këtë vend, me këtë komb.

Të zgjohemi se kemi një problem serioz. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të rrijë i heshtur, indiferent para këtij agresioni. Jo ushtarak, por të gjithanshëm.

Para këtij vendi që po shndërrohet në laboratorin eksperimental të doktrinës famëzezë të Sorosit.

Këtu po aplikohet doktrina e shkatërrimit të familjes, të cilës ne më shumë se çdo gjë i detyrojmë ekzistencën si komb.

Lindshmëria ka rënë në mënyrë dramatike.

Çdo shqiptar duhet të kujtojë një thënie të Faik Konicës se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë.

Ai ishte në fatalitet, por shqiptar më të zgjuar nuk mbajnë kohërat. Ne bëjmë mirë, jo të mendojmë se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë, por ai është një apel që ne të mos pranojmë këtë realitet.

Është një mision sot kundërshtimi i këtij realiteti.

Shqipëria ka absolutisht gjithçka, çdo potencial dhe mundësi për të qenë një nga vendet me demografinë më të shëndetshme në rajon dhe Europë.

PD do qëndrojë fuqishëm së pari në krijimin e kushteve të kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri.

Së dyti me politika specifike demografike që janë jetike dhe të domosdoshme për të përballuar këtë shpopullim të frikshëm”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kuvendi i Kosovës harton rezolutë që dënon sulmet ndaj Policisë në Banjskë

Kuvendi i Kosovës është pajtuar që të hartojë një projekt-rezolutë për dënim të sulmeve që kanë ndodhur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Si...

Rama: Qëndrimi i Shqipërisë i qartë, BE të dënojë me zë të lartë vrasjen e policit

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës dhe vrasjen e...

Rama refuzon deklaratën e BE: Jemi të keqardhur, por s’do ndryshojmë qëndrim

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se qeveria shqiptare nuk do të linjëzohet me deklaratën kritikuese të BE-së ndaj Kosovës, pasi...

TË FUNDIT

Basha takime në Shkodër: T’u shërbejnë qytetarëve, kjo është politika jonë

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në...

Ethet tropikale, 1.000 persona kanë vdekur në Bangladesh

Gati 1.000 persona kanë vdekur në Bangladesh javëve të fundit, dhe autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për një prej shpërthimeve më të rënda...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×