Berisha: Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist

4 Prill 2025 | 11:11

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistët. Gjatë fjalimit, ai ka bërë të ditur se tre muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të vendoset minimumi jetik prej 200 euro për çdo pensionist që aktualisht merr më pak se këtë shumë.

Berisha theksoi se ky hap ka për qëllim të nxjerrë pensionistët nga varfëria ekstreme dhe të përmirësojë standardin e jetesës për ta.

“Por sot në shoqërinë tonë, problemet më të dhimbshme janë problemet e pensionistëve. Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro. Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro.

Është e llogaritur nga Avokati i Popullit bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, se për Shqipërinë, 200 euro i nxjerrin nga varfëria e skajshme.
Në 200 euro i bie 6.3 dollarë në ditë çka është minimumi, por minimumi jetik”, tha Berisha.

Në lidhje me pensionet mbi 200 euro, kreu i PD njoftoi se ato do të rriten me 20%. Ai e lidh këtë me qëllimin e tij për ta bërë Shqipërinë një lider në rajon për nivelin e rrogave dhe pensioneve, duke theksuar se Shqipëria ka pasuri natyrore të jashtëzakonshme dhe potencial turistik, por për momentin ka zbritur në fund të vendeve të rajonit për sa i përket kushteve të jetesës.

“Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20 përqind. Qëllimi ynë është të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Pse të dalim? Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë vend tjetër përreth nesh që të ketë pasuritë tona. Ne kemi pasuri natyrore të pafundme, ne kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm. Ne kemi tokë pak, por ndër më pjelloret”, tha ai.

Sipas Berishës, ky është hapi i parë për të kthyer Shqipërinë në një vend më të pasur dhe me standarde më të larta jetese për qytetarët e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026