Berisha: Do votojmë ligj që heq pengesat për dënimin e çdo kryeministri
Për Euronews Albania, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sapo PD të vijë në pushtet do të miratojmë ligjin që heq parashkrimin për çdo kryeministër në 30 vite.
Berisha nënvizoi se kush shkel ligjin do të dënohet dhe se nuk do të përjashtohen as ministrat.
“Ik, ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër dhe kjo nuk përbën asnjë lloj amnistie. Përkundrazi, unë publikisht kam kërkuar dhe propozuar që për Kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Unë ju garantoj që ky ligj do të hyjë në fuqi dhe do jetë një nga ligjet e para që do miratojë PD. Firmose, vodhe në qeli do të shkosh. Një nga ligjet e para që do të votojë, heqja e amnistisë për çdo kryeministër 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat, nuk mund të kenë ata. Ky parashkrim pastaj shndërrohet në lak në fyt për qytetarët. Po e shkeli ligjin ai do të dënohet”, tha kreu i PD-së për pyetjen e drejtuar nga gazetari Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha- deputetëve: Kush vë PD-në të parën, di të marrë vendimet e duhura
- Berisha: Protesta më madhështore në 30 vjet, në shesh ishte opozita bio
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet