Berisha: Duhen përgjysmuar taksat mbi naftën, bashkohuni në revoltën tonë

4 Prill 2026 | 13:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale ndërsa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre. Në nisje të fjalës së tij, Berisha vuri theksin te urgjenca për të ulur taksat mbi naftën.

Ai theksoi se çmimi i naftës arriti në 224 lekë teksa e ka cilësuar si një çmim ndër më të lartit në botë. Berisha bëri thirrje se duhet të përgjysmohen taksat. Sipas tij masat e marra nga qeveria janë qesharake teksa i krahasoi me masat e marra nga Australia dhe vendet e tjera.

“Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën. Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60 përqind të çmimit të saj. Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike.

Por së dyti dua të theksoj se në qoftë se e bëjmë me proporcion rrogash apo të ardhurash ditore, Shqipëria rezulton, shqiptarët rezultojnë se duhet të paguajnë për naftën që blejnë 6-8 herë më shumë se qytetarët e vendeve të tjera në raport me të ardhurat e tyre.

Pra, nafta është një ndëshkim i vërtetë dhe kjo është një taksë çnjerëzore, absurde, të cilën e paguajnë çdo qindarkë qytetarët shqiptarë.

Edi Rama taton naftën 1.1 euro për litër sa asnjë vend tjetër në botë, 60 përqind të çmimit. Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim. Masa të vërteta janë ato që i shpalli Australia dhe po i shpallin vende të tjera.

Përgjysmim i taksave të naftës. Me fjalë të tjera, në qoftë se Shqipëria merr 1.1 euro për litër të naftës, qeveria këto taksa duhet t’i ulë në një shumë të përbashkët 0.55 euro për litër naftë”, tha ai.

Ndër të tjera ai foli edhe lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, teksa u shpreh se me qeverinë e kyreministrit Edi Rama nuk do të ketë intergim. Sipas tij herën tjetër do të jenë 13 vende Europiane që do e bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“Edi Rama këto ditë, duke mashtruar shqiptarët dhe duke mos u treguar të vërtetën, thotë nëpër takimet me socialistët se janë ata të paudhët që po përpiqen të pengojnë këtë proces.

Edhe njëherë dua të them para shqiptarëve: qëndrimi ynë është shumë transparent, ne jemi për procesin e integrimit, por deklarojmë se Shqipëria nuk plotëson absolutisht asnjë kriter përveç kriterit gjeostrategjik.

Siç e shihni ju, koha po vërteton këtë që kemi thënë. Ne e kemi thënë këtë me kohë, ne kemi paraqitur para komunitetit ndërkombëtar dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme se, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Ato janë të sanksionuara në 7 rezoluta ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë dhe të djathta.

Tani këto po realizohen të gjitha një e nga një. Me Edi Ramën ju siguroj, siç e tha dhe vetë Komisioni Europian, integrimi nuk është çështje lider. Pra me Edi Ramën integrim nuk ka.

Edi Rama është një armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesit të tij. Ne mbrojmë interesat e shqiptarëve duke denoncuar korrupsionin e Edi Ramës, korrupsionin e familjarëve, mbrojtjen që ai i bën korrupsionit dhe bllokimit e sistemit të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Por tani kjo po realizohet në mbarë Europën”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026