Berisha e Bardhi reagojnë pas votimit në Asamblenë e KiE për Kosovën: Historike!
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kanë reaguar pas votimit për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Europës.
Përmes reagimeve të tyre në rrjetet sociale, Berisha dhe Bardhi kanë përshëndetur vendimin e Asamblesë së KiE, që votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm.
Berisha e quajti arritjen historike dhe realizim të një ëndrre fisnike të presidentit Ibrahim Rugova.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare.
Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj. Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.
Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.
Për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.
Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane”, ka thënë Berisha.
Nga ana tjetër, Bardhi tha se kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën, por edhe një vlerësim për demokracinë dhe paqen rajonale.
“Urime Kosovë! 🇽🇰🤝🇦🇱 Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale”, ka shkruar Bardhi në reagimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve