“Berisha e ka luftën me SHBA”, Muça: Ish-kryeministri u frikësohet provave të SPAK
Gazetari Flogert Muça ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku analizoi veprimet e Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë. Sipas gazetarit beteja e ish-kryeministrit nuk është aspak me Ramën, por me SHBA-në.
Muça tha se ajo që e shqetëson Berishën nuk është kompleksi “Partizani”, por provat dhe faktet e tjera që mund të nxjerrë SPAK-u gjatë hetimeve.
Sali Berisha ka ndërtuar një narrativë, ku për të mbrojtur veten, ka shpikur një armik që është Edi Rama. Sali Berisha nuk e ka luftën me Edi Ramën, as me Lulzim Bashën, ata luftën e kanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo duke qenë se si narrativë nuk do u funksiononte ashtu siç duhet, kanë shpikur armikun Edi Rama. Edi Rama nuk ka lidhje fare se i ka shkuar krahu i majtë dhe krahu i djathtë në burg.
Edi Ramës po i shkojnë çdo ditë funksionarë e ish0funksionarë në burg e ky na qenka ai që drejton edhe drejtësinë e re. Këto gjëra kërcasin dhe janë bazike fare si argumente. Sali Berisha problemin e ka me amerikanët dhe me atë që ne nuk e kemi parë akoma.
Sali Berisha e di sa shumë prova dhe fakte e të dhëna mund të nxjerrë SPAK, ai e di që nuk bëhet fjalë vetëm për kompleksin “Partizanti”, por kur SPAK të fut në sitën e tij “të shpëlan” në 30 vite. Ai e ka betejën e jetës. Kështu mendoj unë”,-tha gazetari Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë