Berisha: Edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet
Sali Berisha në një këtë deklaratë për mediat ka theksuar se raportet ndërkombëtare, përfshirë ato të Parlamentit Europian dhe OSBE/ODIHR, evidentojnë probleme në procesin zgjedhor në Shqipëri.
Berisha, krahason situatën me modele të autokracive elektorale ku pushteti përdor mekanizma për të kontrolluar rezultatin.
“Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë është gjerësisht i përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive.
Ndonëse, rithekson shqetësimet e lidhura me fushën jo të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje.
Prandaj, dhe unë u bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet”, tha Berisha.
Njëkohësisht, kreu i PD i bën thirrje qytetarëve që të kuptojnë rëndësinë e këtyre raportimeve ndërkombëtare dhe kritikon ata që sipas tij po mohojnë problemet.
“U bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Dhe ata që flasin, që sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse verbërisht mbështesin farsën ne organizuar nga qeveria. Edhe njëherë, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet”, shtoi Berisha.
Në përfundim, ai thekson nevojën për vazhdimin e reformës zgjedhore në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke u angazhuar e gjithë opozita.
“Për rrjedhojë bëj thirrje mazhorancës dhe opozitës të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse reformën elektorale. Ne jemi angazhuar për këtë”, theksoi Sali Berisha.
Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 16:34 Ibrahimoviç dhe Henry kritikojnë VAR-in pas eliminimit të Kroacisë: Vendim i gabuar!
- 16:26 Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit
- 16:26 Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 16:19 Propozimi spektakolar në majë të Empire State Building u kushtoi shtrenjtë! Çifti lirohet, por akuzat mbeten
- 16:16 Eurostat: Shqiptarët në krye për orët e punës, mesatarja tejkalon vendet e BE-së
- 16:09 “Është radha e brezit të ri për të luajtur”, Mahrez tërhiqet nga kombëtarja e Algjerisë pas eliminimit nga Kupa e Botës