Berisha eliminon Anderlehtin e Hasit, Hacken në raundin e tretë të Europa League
Etrit Berisha ka shkëlqyer si protagonist absolut në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Evropës, ku BK Häcken arriti të kualifikohet në raundin e tretë duke eliminuar Anderleht, skuadër e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.
Ndeshja, e zhvilluar në Goteborg, përfundoi 2-1 për vendasit në kohën e rregullt, ndërsa dy pjesët shtesë prej 15 minutash nuk sollën ndryshime në rezultat, duke e çuar sfidën në serinë dramatike të penalltive.
Në momentin vendimtar, Berisha ishte ai që bëri diferencën. Portieri shqiptar priti penalltinë e katërt të belgëve dhe më pas shënoi penalltinë e fundit, duke i dhënë kualifikimin e artë skuadrës suedeze.
Kjo paraqitje spektakolare konfirmon rëndësinë e tij si një nga portierët më të mirë të rajonit dhe tregon sesa ky pozicion është thelbësor për suksesin e një ekipi në nivelet më të larta të futbollit.
Pas suksesit të mëparshëm në Kupën e Suedisë, Berisha po kalon një moment të jashtëzakonshëm me BK Hacken, ku është shndërruar në një lider dhe figurë kyçe.
Përformanca e tij në arenën europiane ka fituar admirim dhe mbështetje të madhe nga bashkëlojtarët dhe tifozët, duke e forcuar pozicionin e tij si një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës.
LEXONI GJITHASHTU:
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit