Berisha-Erdoganit: Puna që bën për pushtetin e Ramës, kundër interesave shqiptare

28 Tetor 2022 | 12:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se puna që Erdogan bën për pushtetin e kryeministrit, Edi Rama, është në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve.

“Dua t’i them haptas Presidentit të Turqisë, se puna që bën për pushtetin e Edi Ramës, është absolutisht në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve. Aktet prej vasali që kryen Edi Rama, nuk shërbejnë, nuk funksionojnë aspak në një bashkëpunim afatgjat mes dy vendeve. Nuk mundet Presidenti i Turqisë, të diktojë se cila shkollë duhet të fuksionojë dhe cila shkollë nuk duhet të funksionojë.

Se cili ministër i Jashtëm duhet të jetë dhe cili nuk duhet të jetë. Unë nuk kam asnjë simpati për Ditmir Bushatin, por nuk mundet të ndërhyjë ai. Nuk mundet, Presidenti i Turqisë, të ndërhyjë se kush duhet të jetë Kryemyftiu. Këto që ndodhin janë absolutisht të papranueshme”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026