“Berisha është nën vëzhgim”- Avokati: Si ka luajtur SPAK me standard të dyfishtë

26 Dhjetor 2023 | 14:42

Avokati Sokol Hazizaj është shprehur se gjykata nuk po nxitohet me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit është nën vëzhgim, pasi ka dy masa të tjera shtrënguese që rëndojnë mbi të.

Komentet Hazizaj i bëri në “Euronews Albania”, ku tha SPAK ka luajtur me standard të dyfishtë, kur kërkon edhe “arrest shtëpie”, edhe mbikqyrje policore për Berishën.

Ai tha gjithashtu se ekziston mundësia që gjykata të mos pranojë shtrëngimin e masës së sigurisë për Berishën.

“Dhe prokurorët nuk kanë pse nxitohen kur kërkesën e kanë depozituar në gjykatë. Sali Berisha i ka 2 masa shtrënguese të mëparshme. Pra kjo një ditë do gjykohet, në mos ditën e martë, të mërkurën, etj. Edhe gjykata nuk ka pse e stërmundon.

Gjykata gjithmonë është më e ftohtë dhe duhet të shoshisë faktorët që e rëndojnë masën e sigurimit me faktorët që duhet të qëndrojë në një masë sigurimi. Prokuroria mund të mos çojë asnjë provë dhe gjykata mund ta rëndojë kërkesën për masën shtrënguese.

Organi i hetimit ka luajtur me double standart, kërkon edhe rritjen e masës shtrënguese, kërkon edhe mbikqyrjen policore. Kanë luajtur në mënyrë linguistike. Pa vendosur mbikqyrjen, të dyja këto formate e detyrojnë policinë që ta kontrollojë subjektin në mënyrë të herëpashershme”, tha Hazizaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026