English

Berisha flet pas daljes nga SPAK: Gjeta ish-xhelatin duke marrë një strajcë me para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sali Berisha foli këtë të hënë pasi u paraqit në SPAK, ku si zakonisht ishte për të zbatuar masën e sigurimit, që kërkon paraqitjen e tij në institucionin e drejtësisë çdo të hënë të parë dhe të tretë të çdo muaji.

- Advertisement -

Në një deklaratë pas daljes nga SPAK, Berisha ka akuzuar SPAK-un dhe e ka quajtur atë një “prokurori politike”, duke theksuar se ky “regjim” do të përfundojë më 11 maj 2025.

“Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ishte ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, që po merrte një strajcë me para nga Benet Beci dhe po pinin një kafe të shtruar. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen, sipas të cilës nuk mund të sulmohej më SPAK-u pa autorizimin e plotë të Edi Ramës. Marrëveshja ishte kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni mbeti aty, nuk doli më nga SPAK-u”, tha Berisha.

“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë. Aty thotë procesverbali se nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së George Sorosit, me një krye-mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë”, u shpreh Berisha.

“Ne jemi opozitë dhe beteja për votën e lirë është beteja jonë. Armiqtë e votës së lirë janë ministrat”, tha Berisha.

“Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe SPAK-in e partisë.

Ju lutem dëgjoni këtë.

“Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do të shkojë në SPAK me 100 përqind siguri. Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën këto pa Edi Ramën dhe pastaj dërgohen në SPAK për t’i ekzekutuar. Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë se nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah. Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë. Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do të lejojmë zgjedhje në anën tuaj. E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës. Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh! Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do të ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do të vjedhim vota për ty. Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle SPAK-i i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?