Berisha pas mbledhjes me grupin e Bardhit: I japin përgjigjen e merituar qeverisë
Ish-kryeministri Sali Berisha dha një deklaratë të shkurtër për media në përfundim të mbledhjes së përbashkët të deputetëve të Partisë Demokratike, përfshirë Rithemelimin dhe deputetët e grupimit Bardhi.
Në fjalën e tij Berisha tha se në mbledhje u diskutua drejtimi i parlamentit në kundërshti me ligjin nga maxhoranca qeverisëse.
Ai theksoi se deputetët e opozitës u dakordësuan për axhendën parlamentare dhe përballjen me qeverinë.
“Berisha: U diskutua mbi drejtimin disfunksionial në kundërshti me ligjin dhe me Kushtetutën e Parlamentit. Opozita do japë përgjigjet e merituara!
Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.
U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre.
Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit.
Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë