Lita: Takimet Berisha-Bardhi show politik, gabimi që bën për zgjedhjet në Kukës

13 Shtator 2023 | 12:58

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar takimin e ditës së sotme mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ku sipas tij në këtë mbledhje asgjë nuk do të ndodh.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ata po bëjnë show politik, duke shtuar se asnjë bashkim nuk po ndodh mes palëve.

Më tej ai tregoi dhe gabimin që bën dy palët opozitare me zgjedhjet në Kukës.

“Në takimin e Berishës dhe Bardhit nuk do t ndodh asgjë. Deri më tani kemi një show politik të shoqatës politike Berisha-Bardhi. Nuk ka një shkrirje vërtikale apo horizontale të deputetëve.  Besoj se kjo është më shumë për të krijuar idenë se Berisha ka mbështetje të madhe  të deputetëve. Në rastin e Kukësit ka pasur bisedime mes palëve për të gjetur një kandidar konsensual, përmes primareve tre ditore. Berisha nuk pranoi që të nxirrnin një kandidat nën logon e PD dhe  zgjodhi sërish aleancën me Metën dhe Nard Ndokën, për të kandiduar në Kukës. Ata morën një person në Tiranë me origjinë nga Kukësi dhe e çuan të kandidojë, gabim të cilin nuk e ka bërë PS që mori Drejtorin e Tatimeve. Këta njerëz bëjnë vetëm zhurmë dhe kënaqin egon e Sali Berishës dhe  të kënaqin egon e Berishës dhe për ca kohë të tjera”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026