Berisha: Fryma është si në 92-shin, qëllimi ynë madhor do jetë anëtarësimi në BE

15 Prill 2023 | 16:27

Kreu i Komisionit të Rithemelimit Sali Berisha, deklaroi gjatë hapjes së fushatës elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë” këtë të shtunë se fryma në këto zgjedhje është e njëjtë me ato të vitit 1992.

Në fjalën e tij Berisha u ndal dhe te disa nga objektivat e Rithmelimit përtej këtyre zgjedhjeve. Ai nënvizoi se qëllimi madhor i tij dhe i forcës së tij politike do të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Ne do arrijmë gjëra të mëdha pasi fryma që ndjej është fryma e shpresës, fryma e fitores si në vitin 1992 që solli ndryshimet epokale.

Kjo frymë tregon se shqiptarët po ringrihen, se kanë ëndrra dhe do i realizojnë ato.

Çdo shqiptar që ndjehet sot i dëshpëruar, e ftoj të bashkohet me ne, t’i bashkohet kësaj fryme që ekranet nuk e përcjellin, por e përcjellin qytetarët.

Le të vijnë me ne, të ndjejnë ndryshimin që ka ardhur!

Për të gjithë ju që më njihni, e dini se Sali Berisha kur vihet në shërbim të qytetarëve, lë pas arritje të mëdha.

Sepse ai beson se pika e ujit e çmon gurin.

Le të thonë se çfarë të duan sot. Fitoret e mëdha të demokracisë moderne, i ka sjellë aleanca e Sali Berishës me qytetarët shqiptarë.

Qëllimi më madhor do jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Prandaj kjo betejë që bëjmë, së bashku për Shqipërinë, është beteja më e rëndësishme e jetës sonë.

Qëllimi më kryesor sot është një Shqipëri evropiane, më së pari për rininë shqiptare. Kur njeriu ka fatin të bëhet gjysh, të gjithë të rinjtë i sheh si nipërit dhe mbesat e tij.

Prandaj Shqipëria si gjithë Europa është një thirrje e brendshme e imja për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Problemi kryesor që do zgjidhet është lufta ndaj varfërisë, pasi ajo është burimi i të gjithë të këqijave, nga krimi te shpopullimi i Shqipërisë”, tha Berisha.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026