Berisha në Kavajë: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Blinken

26 Tetor 2021 | 18:08

Ish-kryeministri Sali Berisha po realizon sot takime me demokratët në qytetin e Kavajës, në kuadër të “Foltores”, një nismë që zuri fill me përjashtimin që kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Gjatë këtij takimi ish-kryeministri deklaroi se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan, Anthony Blinken.

Menjëherë pasi SHBA shpalli non-grata Sali Berishën, ky i fundit ngarkoi avokatin e tij francez për të depozituar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken.

Ish-kryeminsitri e ka ftuar sekretarin Blinken që të paraqesë provat në Gjykatën e Parisit, prova që sipas Sali Berishës nuk ekzistojnë.

“E ftoj sekretarin e Shtetit Anthony Blinken që dërgojë të në Gjykatën e Parisit çdo lloj prove, fakt, dokument që ka për Sali Berishën, po ju garantoj se ka zero”, u shpreh Sali Berisha.

Gjatë takimit në Kavajë, Sali Berisha shpalli hapur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, ku ftoi demokratët për një garë të lirë.

“Le të hapim një garë ku secili që do hyjë të ketë garë të lirë. Njëri prej tyre është edhe Sali Berisha”, deklaroi Sali Berisha.

Për Foltoren, Sali Berisha tha se ka qëllime të mëdha, në mënyrë që qytetarët në Kavajë dhe në të gjithë Shqipërinë të zgjedhin vetë deputetët.

Syimi i Foltores së Sali Berishës është që Partia Demokratike të rikthehet në vlerat e saj, sipas ish-kryeministrit Berisha, pa Lulzim Bashën kryetar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026