Berisha: Guvernatorja Kim, në raport me opozitën është një McGonigal me fustan

1 Shkurt 2023 | 13:50

Kreu i PD-së Sali Berisha me ironi e ka cilësuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë si McGonigal me fustan referuar raportit që ajo ka me opozitën.

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se Kim ka ‘sulmuar’ opozitën ashtu siç McGonigal, i cili sipas tij ka marrë para për të bërë të njëjtën gjë.

Më tej ai tha se Kim i ka dërguar dhe mesazhe kërcënuese ndërkohë që ka  thirrur deputetët në zyrë për t’i manipuluar.

“Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan.
Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur te ai vend, që vërtet ka McGonigal,por e arreston atë. Te ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka. Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve.

Të SHBA, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre.
Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme.

Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar. Nuk mund të mbronte kurrë udhëzimet presidenciale, duke u treguar barin atyre që përmbysën komunizmin dhe ishin dhe janë, forca politike më properëndimore në Shqipëri. Nuk mundet kurrsesi të etiketosh atë ndryshe përveçse McGonigal me fustan. Kujtoni mbështetjen pa kushte që u jepte ministrave të korruptuar të Edi Ramës. Miqve të McGonigal. Kujtoni pak marrëdhëniet e saj me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, marrëdhënie të bazuara vetëm në dosje reciproke. E kam denoncuar dhe do i qëndroj deri në fund kësaj.”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026