Berisha: Jam takuar me Metën, dakordësi për aksion të fuqishëm opozitar
Kreu i PD-së Sali Berisha tha se është takuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku dhe kanë rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar.
Berisha tha se ende nuk kanë rënë dakord për një datë se kur do të mbahet aksioni, por u shpreh i bindur se do të përballen me regjimin që po plaçkit shqiptarët.
“Jam takuar me zotin Meta, nuk kemi fiksuar një datë por kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar, për tu përballur me këtë regjim që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij, vjedhjen, plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit. E theksova dhe e theksoj përsëri, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një farë mënyre në një shtet normal të kujtojnë grushte shteti të pjesshme. “- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë