Berisha kërkon të destabilizojë Shqipërinë, thotë analisti Haxhiu
Analisti Baton Haxhiu thotë se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të destabilizojë Shqipërinë.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se Berisha kërkon të krijojë një krizë të madhe në skenën politike. Sipas tij, Berisha do të ketë negociata me presidentin Ilir Meta për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
“Ai kërkon një betejë duke qenë në krye dhe duke e krijuar krizën e madhe. Berisha është i vetëdijshëm se kriza e madhe bëhet ose ndërtohet vetëm nëse ai bëhet kryetar i PD dhe Ilir Meta kryetar i Partisë Socialiste. Berisha e do fuqinë kundër Ramës dhe do të ketë negociata me Metën për t’ia nxirë jetën pushtetit”, tha ai.
Ndërsa, analisti Andi Bushati shprehet se Berisha është i detyruar të sillet si kryetar i Partisë Demokratike, edhe pse ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet në parti.
Sipas Bushatit, Berisha nuk përballet vetëm me kryeministrin Rama, por edhe me SHBA-të dhe grupin kundërshtar brenda PD-së.
“Berisha është i dënuar të sillet në këtë mënyrë. Ka njerëz që e kontestojnë në parti por nuk janë sfidantë normal. Ata janë si një koalicion, kundërshtarë të mbështetur nga amerikanët dhe pushteti”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë