Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

18 Qershor 2026 | 11:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në seancës së të enjtes se protesta qytetare që po zhvillohet prej 18 ditësh në kryeqytet nuk është një lëvizje anti Trump.

Ai kërkoi të zbatohet me urgjencë rezoluta e Parlamentit Evropian për tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në parlament.

“U them unë ju, jeni damkosur, mos gënjeni shqiptarët. Sigurisht amendamenti që atakonte presidentin Trump nuk u lejua, dhe i përgëzoj ata. Nuk është lëvizje anti-Trump kjo. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me anti-zionizëm, me asnjërën nga këto. U përpoq Edi Rama t’ua japë të gjitha. Pra, edhe njëherë, të ndërpresim çdo gjë. Të merremi me kërkesat.

Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament.

Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligji”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri

Të mërkurën më 15 korrik do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka zbuluar detaje...
15:23 | 11/07/2026

Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me review negative për Kalanë e...
13:32 | 11/07/2026