Berisha: Konsultimet e PS për Presidentin janë farsë
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se procesi i konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri nuk është transparent.
Ai e cilësoi ‘farsë’ sjelljen e kryeministrit Rama me vetë grupin e PS duke shtuar se të njëjtën gjë po tenton të bëjë me opozitën.
“Dini gjë cilin kandidat kanë propozuar deputetët e PS? A ta mund të kenë propozuar 40 emra, por ai (Rama) do të zgjedhë atë që do, ndaj procesi ishte sekret”, tha ai.
Berisha ‘pranoi’ se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur presidentin, por me këtë sjellje tha ai, ‘Rama po poshtëron grupin e PS dhe shoqërinë civile’.
Ai tha se opozita nuk duhet të propozojë emra për president në një kohë kur nuk i ka votat.
“Ka ide por sa racionale është? Mund të propozosh kur ke votat por kur nuk i ke është të tallesh me veten”, tha Berisha.
Për debatin brenda PD, Berisha tha se nuk e njeh Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar.
“Do të mblidhet Kongresi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, do të zgjedhë nënkryetarin. Unë nuk e njoh atë (Alibeajn)”, tha Berisha.
Gjithashtu ish-kryeministri deklaroi se nuk i njeh vendimet e kaluara për përjashtimet nga PD dhe pjesëmarrja e tij në mbledhje tha ai, e dëshmon këtë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë