Berisha mbështet pedagogët: Rama të plotësojë me urgjencë kërkesat e tyre
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh për gazetarët para Kuvendit se përkrah protestën e pedagogëve dhe se kryeministri Edi Rama duhet të plotësojë me urgjencë kërkesat e tyre.
“Sot është protesta kombëtare e pedagogëve. Shpreh mbështetjen për pedagogët dhe studentët, që janë ngritur për kërkesat më elementare, për të drejtat më elementare. Për rroga, autonomi dhe kërkime shkencore. I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD, është grevë e sindikatave. Por PD si forcë që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin dhe respektimin e të drejtave dhe kërkesave të tyre”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi më tej se demokratët po përgatiten për protesta.
“PD po i përgatit protestat. Mbrëmë u bë mbledhja me të gjithë kryetarët e degëve dhe forumit rinor për Tiranën dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive. Do vazhdojnë takimet me partnerët, aleatët, me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë. PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë