Berisha mbledh aleatët: Jemi bërë si Venezuela, fuqia e pushtetit është droga

5 Dhjetor 2025 | 11:40

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi në një takim paraditen e së premtes aleatët e Federatës së Opozitës.

Berisha tha se vendi është duke jetuar një diktaturë të vërtetë si në Venezuelë, ku pushtetin e kanë kartelet e drogës të lidhura me qeverinë.

“De facto droga është vendimmarrësi kryesor i vendit dhe kartelet e tij. Kartelet shqiptare përcaktojnë edhe rezultate elektorale në Amerikën Latine. Shqipëria është eksportuesi numër 1 i kanabisit në Europë. Por tani janë përcaktues të tregut në Amerikën Latinë. Sipas burimeve të disa shërbimeve përfitues është vetë Edi Rama, është Ramaduro.

Sipas Berishës Rama përfitoi nga kartelet e drogës për të marrë mandatin e katërt, duke ndërmarrë të njëjtat masa si Maduro i Venezuelës.

“Dhe Edi Rama përfitues kryesor i karteleve famëzeza shqiptare të drogës, për të fituar mandatin e katërt, ndërmori të njëjtat masa, madje në disa aspekte edhe më të egra se Maduro i Venezuelës.

Arrestoi në vit elektoral liderët e opozitës, të partive kryesore opozitare dhe i vuri në ndjekje penale.

Me paratë e veta apo të drogës, organizoi 4553 aktivitete në 4 muajt e ndaluar me ligj për aktivitetet, që të mos ndikohet tek votuesit. Dhuroi çdo pensionisti 100 euro. Fali gjoba dhe kamata për 10 vite.

A e morët vesh miq sa ishin ato? Gjatë gjithë kësaj kohe them se janë 200 milionë, por tani që janë bërë llogaritë, kanë rezultuar 8 herë më shumë, kanë rezultuar 1 miliard e 700 milionë euro, nga të cilat vetëm ato të biznesit kanë përfituar 210 mijë familje.

Dhe këtë e shpalli dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa në ato 4500 aktivitete, ditën e zgjedhjeve dha 7 milionë euro për Giro D’Italia për të mirësuar fytyrën e urryer të narkodiktatorit”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026