Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës në Tiranë, e cila do të zhvillohet pasditen e 26 nëntorit. Në njoftimin që i është bërë strukturave të PD, theksohet se protesta do të jetë vijim i aksionit të mosbindjes civile të muajve të fundit, ku opozita ka organizuar disa protesta dhe tubime të formateve të ndryshme, edhe jashtë kryeqytetit.
Mësohet se protesta do të nisë prej orës 17:00 dhe pritet që të zgjasë disa orë gjatë mbrëmjes së 26 nëntorit.
Sakaq, për të organizuar protestën dhe për të koordinuar organizimin e saj, këtë të shtunë kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur një takim më drejtuesit politik të partisë në 12 qarqet e vendit.
Më herët gjatë komunikimeve publike, Sali Berisha ka bërë thirrje për të vijuar aksionin e mosbindjes civile, i cili sipas tij nuk është ndërprerë edhe pse deputetët e opozitës nuk e kanë vijuar kaosin në seancat plenare gjatë javës së fundit, duke iu rikthyer diskutimeve dhe debateve normale në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU:
- Caktohet ora e protestës kombëtare të PD, Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve
- Berisha bisedë me shqiptarët në Londër: Keni rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme!