‘Berisha, Meta, vetingu në politikë…’, mbi 2 orë debat Rama-Basha
Mbi 2 orë debate dhe përplasje në Kuvend mes kryeministrit, Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. Ka qenë kjo panorama e prodhuar në orët e para të seancës plenare, ku nuk munguan as akuzat për rindërtimin dhe vetingun e politikanëve.
Procesi i rindërtimit ka përplasur kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha në sallën e parlamentit. Ky i fundit e akuzoi kreun e qeverisë për korrupsion.
“Të vetmet tenderë me procedura korrekte janë ato të zhvilluara me fondet e BE që ti i urren sepse ti e di që aty nuk e përcakton dot siç përcakton çdo tender mbi 1 milion euro në zyrën tënde”, tha Basha.
“Mate mirë kur flet për hajdutëri dhe për hajdut dhe mate mirë kur tregon sesi shpërndahen paratë e lejeve të ndërtimit në zyrën e kryetarit të Bashkisë”, u përgjigj Rama.
Në 2 orë replika mes tyre, nuk munguan as akuzat politike. Kryedemokrati kërkoi nga Rama që të votohet vetingu i politikanëve, ndërsa vetë Rama u shpreh i hapur për ta diskutuar.
“E bëj unë i pari vetingun mos ki merak, të gjithë komponentët e tij, bëj ti i dytë dhe pastaj të gjithë të tjerët në këtë sallë. Ku e kë frikën ti? Pse të fle lepuri në bark?”, deklaroi kreu i PD.
“Është gjetje e lodhur në fakt, hajde ta diskutojmë siç meriton të diskutohet. Në qoftë se na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin patjetër që ne do ta votojmë”, tha kryeministri.
Larg vëmendjes së Bashës nuk ishte as Sali Berisha dhe për herë të parë as Ilir Meta.
“Thuaje më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko edhe ti në ‘Foltore’ zotëri ose fillo ‘Forltoren’ tënde. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë të tre në qoftë se i keni të njëjta. Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermundës do të bien”, u shpreh Basha.
“Unë s’kam çfarë t’i mbajë me gajret ‘Foltores’, ‘Foltorja’ na mban me gajret ne. Mos na ço gjuhën aty ku të dhemb dhëmbi ty, të lutem. Ti vjen këtu ekzaktësisht duke lexuar Abetaren që të ka mësuar ai llumi nga i cili tani po na distancohesh”, reagoi Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania