Berisha në Gjirokastër për 34-vjetorin e PD: Do rrisim rrogën mesatare në 1200 euro

19 Janar 2025 | 13:25

Kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët në Gjirokastër ku PD festoi 34-vjetorin e themelimit, kritikoi qeverinë aktuale për shpërdorim të buxhetit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike në vend.

Berisha premtoi rritje të rrogave dhe pensioneve teksa theksoi se Shqipëria është më e pasura në rajon, por vendi ku vjedhin qeveritarët më shumë se kudo tjetër në Europë.

Ne do të rrisim rrogën mesatare në 1200 euro. Pas këtyre ne nisim vrapim që të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, të jemi përsëri njerëzit më të mirë paguar.

Po si mund të ketë malazezi që nuk asnjë të dhjetën e pasurive të këtij vendi, Mali i Zi, si mundet ai të ketë pensionin 3 herë më të madh se në Shqipëri, 450 euro pensioni. Si mundet maqedonasi, të ketë pensioni 280% më të lartë se në Shqipëri. Çfarë ka Maqedonia, më thoni ju mua? Po Shqipëria është më e pasura në rajon, por Shqipëria është vendi ku vjedhin qeveritarët më shumë se kudo tjetër në Europë dhe botë. Ndaj dhe i japim fund kësaj.

Do ju thonë, se ku do të gjinden këto lekë. Shumë thjeshtë. Janë 8 miliardë, zotëria ka lënë 800 mln. Ne do ti ndajmë gjysmë për gjysmë, për ndërtime dhe punë publike dhe ju siguroj ju se do të ndërtojmë shumë më shumë se këta. Kurse të tjerat do të jenë për qytetarin, për trajtimin e tij, rrogën e tij, kujdesin ndaj tij”, tha mes të tjerash Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026