Berisha në samitin e PPE: Mbështetja për opozitën vetëm po shtohet! Më 22 mars, zëri i protestës të ushtojë Europën

19 Mars 2026 | 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samiti e 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane (PPE).

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Berisha thekson se gjatë samitit ai ka zhvilluar takime me dhjetëra funksionarë të lartë të vendeve të BE, përfaqësues të PPE, deputetë të Bundestagut gjerman dhe parlamentesh të tjera dhe se janë diskutuar temat më të mprehta me të cilat përballet aktualisht Europa, duke përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjerë.

Ai bën të ditur gjithashtu se ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur edhe situatën dhe zhvillimet në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje çështje që lidhen me realitetin politik dhe ekonomik në vend, si dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në protestën kombëtare, e cila do të mbahet ditën e diel, më 22 mars.

“Mora pjesë në punimet e samitit të Partisë Popullore, në të cilin ishin të pranishëm kryetarët e shteteve, kryetarët e qeverive dhe kryetarët e partive opozitare të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe vendeve në proces integrimi, në të cilën një ndër to është PD si një parti e asociuar në Partinë Popullore Europiane. Samiti u përkushtua temave më të mprehta aktuale. U diskutua çështja e energjisë dhe krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, goditjet që Irani u ka bërë të gjitha instalimeve të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik. U përqendrua në problemin madhor të Ukrainës dhe u shpreh mbështetje e plotë, solidaritet i plotë me Ukrainën, mirënjohje ndaj saj për qëndresën ndaj agresionit rus.

Çështje tjetër që u diskutua në këtë samit ishte konkurrueshmëria në hapësirën e BE. Samiti i PPE ka për qëllim bashkërendimin e qeverive të qendrës së djathtë në kuadrin e samitit evropian që mbahet pas tij.

Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar edhe tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre.

Nga Brukseli shfrytëzova rastin, nga ai moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzova këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve që më 22 mars, në kryengritjen tonë paqësorë, të ngremë zërin fuqishëm. Të ushtojë në Shqipëri, në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë”, është shprehur Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026

“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh

Gazetari Sokol Brahaj ka raportuar nga Turqia mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s, që do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara. Brahaj ka cilësuar...
21:41 | 05/07/2026

Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak

Artur Meçollari, ish-komandant i marinës shqiptare ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me Samitin e NATO-s i cili do të mbahet më 7-8...
21:03 | 05/07/2026