Berisha në SPAK për masën e detyrimit: Dumani qëndrim mbrojtës ndaj krimit elektoral

19 Maj 2025 | 10:12

Kryetari i PD, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK në orën 10:08, në zbatim të masës së detyrimit të paraqitjes, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Para ambienteve të SPAK-ut, ai u prit nga disa simpatizantë dhe deputetë të Partisë Demokratik.

Qëndrimi i kryetarit të PD, Sali Berisha, në ambientet e SPAK, nuk zgjati as 5 minuta dhe sapo doli ai tha se i la shënim Altin Dumanit me këto fjalë:

“Qëndrimi mbrojtës i Altin Dumanit ndaj krimit elektoral përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narko-shtetit dhe kreut të tij, Edi Rama”.

“Kjo ishte deklarata që i lashë kreut të SPAK-ut,” tha Berisha.

Ndërkohë, ai vazhdoi me akuza ndaj kryetares së GJKKO, Irena Gjoka, duke thënë se ajo ka gënjyer në formularët e saj për çështjet e dënimit. S

Sipas Berishës, ajo ka deklaruar se nuk është dënuar, ndërkohë që ai theksoi se ajo ka dënim dhe masë dëbimi nga shteti grek.

Ndërsa po këtë të hënë, në orën 11:30, do të zhvillohet edhe seanca paraprake në GJKKO për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026