Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

17 Maj 2025 | 13:13

Kryedemokrati Sali Berisha nuk pranon rezultatin zhgënjyes të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa gjatë një konference për shtyp këtë të shtunë vijoi ta vendosë gishtin e fajit tek kundërshtari i tij Edi Rama.

Në këtë kuadër, Berisha foli për udhëtimin e tij në Bruksel, ku mori pjesë në Forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, një organizatë që përfshin 87 parti politike të qendrës së djathtë nga mbarë bota.

Ai theksoi se qëllimi i udhëtimit ishte “mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë dhe denoncimi i farsës më të madhe elektorale të 34 viteve”, sipas tij.

“Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale dhe procesi zgjedhor është karakterizuar nga ‘vjedhje të hapura dhe publike të votës’ nga qeveria e Edi Ramës,” tha ai.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te disa praktika që ai i cilëson si të padrejta dhe të paligjshme, duke përfshirë shpërndarjen e bonusit prej 100 euro për pensionistët dhe faljen e gjobave, duke thënë se këto ishin “blerje të votës”

“Çdo akt i tillë është një dëshmi e manipulimit dhe e përpjekjeve për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve”, shtoi Berisha.

Për të përmbledhur situatën, Berisha citonte një mik të Shqipërisë, i cili e përshkruante situatën në Shqipëri sipas tij si një “farsë të ngjashme me ato që kemi parë dekada më parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe”.

Kryedemokrati po ashtu foli për manipulimet e mundshme të votës së diasporës, duke thënë se ka prova të “manipulimeve monstruoze” në këtë proces.

Berisha përfundoi duke theksuar se “PD do të angazhohet në mbrojtje të votës dhe në lëvizje të fuqishme brenda vendit dhe me dialog me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike. Ato janë të gjitha rezultate të fabrikuara dhe më të paimagjinueshme, dhe ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Të garantoj se shpejt ambasadat do të rrethohen nga populli, të cilit iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026