PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë
Edhe pse numërimi i votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi filloi këtë të shtunë në mëngjes pas vendimit të Kryekomisionerit Ilirian Celibashi, Partia Demokratike i qëndron mendimit të saj se këto vota nuk duhen numëruar.
PD ka nxjerrë një porosi të Sekretarit të Përgjithshëm për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj të votës së diasporës, që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet.
Po ashtu, kërkohet që edhe procesverbali të mos miratohet dhe në të, të shënohet një tekst që thotë:
“Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”
“Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm: çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet nga numëruesit dhe komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Konkretisht, numëruesit dhe komisionerët duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë: “Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual”, thuhet në porosinë e Partisë Demokratike për numëruesit dhe komisionerët e votës së diasporës.
Të njëjtën gjë e konfirmoi në një deklaratë për mediat dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.
“Nga ana tjetër, të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, që ndodhen në Parkun Olimpik, kanë kontestuar çdo votë të ardhur nga Greqia, për shkak të pretendimeve që kemi ngritur. Kërkesa jonë është e qartë: derisa të provohet se këto zarfe janë dërguar nga zgjedhës shqiptarë, ne kërkojmë që ato të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Këto vota janë kundërshtuar në procesverbalet përkatëse nga numëruesit dhe komisionerët tanë. Edhe pse procesi i numërimit vazhdon, komisionerët tanë kanë shënuar të gjitha kontestimet tona, përfshirë kërkesën për mospërfshirjen e këtyre votave në rezultatin përfundimtar. Të gjitha këto do të shqyrtohen kur dosja t’i paraqitet Komisionerit për shpalljen e rezultatit përfundimtar. Në atë fazë, do të kemi mundësinë të paraqesim kërkesat dhe pretendimet tona, duke kërkuar që çdo zarf që nuk provohet pa asnjë dyshim si i ardhur nga një zgjedhës shqiptar, të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar. Ne nuk kemi hequr dorë nga betejat tona për të mbrojtur vullnetin e votuesve shqiptarë në Greqi, duke kërkuar që ai të jetë vullnet i vërtetë i zgjedhësve shqiptarë, dhe jo i patronazhistëve. Vullneti i tyre do të njihet, vlerësohet dhe numërohet”, u shpreh Marash Logu.
Pretendimi kryesor i Partisë Demokratike është se një pjesë e madhe e votave të Greqisë nuk janë dorëzuar personalisht te votuesi dhe nuk janë kthyer personalisht nga ai.
Aktualisht numërimi i votave nga shtetet e tjera ka përfunduar ku Partia Socialiste ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e diasporës.
PD: Nuk njohim votat e Greqisë, të mblidhet KAS pic.twitter.com/BdUnDTZLqV
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë