PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit për nisjen e numërimit të votave nga Greqia

17 Maj 2025 | 08:00

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) një ankim ndaj vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi nisjen dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit, përfshirë edhe zarfet e ardhura nga Greqia.

Demokratët kundërshtojnë pikërisht votat që kanë mbërritur nga shteti fqinj, duke pretenduar për manipulim zgjedhor në këtë proces.

“Pezullimin e efekteve të Vendimit të KSHZ, z. Ilirjan Celibashi, gjersa ankimimi ynë të shqyrtohet”, thuhet në ankimimin e Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave, nga Greqia kanë mbërritur rreth 53 mijë zarfe nga 68 mijë të dërguara. Ende mbetet për t’u parë nëse numërimi i tyre do të sjellë ndryshime në rezultatin e subjekteve politike apo të kandidatëve në listat preferenciale.

Vlen të theksohet se ankimimi i PD-së nuk pezullon procesin e numërimit. Numërimi vijon normalisht deri në një vendim përfundimtar nga KAS.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026