Vota e diasporës nga Greqia/ Celibashi: Të hapet dhe të vijojë numërimi
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi doli këtë të premte në një deklaratë lidhur me votën e diasporës të ardhura nga Greqia.
“Asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt”, tha Celibashi ndërkohë që vendimi i KQZ-së ishte që të hapeshin e të numëroheshin e më pas të vlerësoheshin votat e emigrantëve.
“Ndaj për këtë arsye, komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark.
Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,-tha Celibashi.
Me vendim të KZAZ-ve të diasporës, numërimi për votat e Greqisë do të nis nesër në orën 08.00.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa