Berisha nën arrest, Luçiano Boçi njofton aksionin e opozitës

4 Janar 2024 | 13:29

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi, mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku njoftoi nisjen e një turi takimesh me simpatizantët në të gjithë Shqipërinë.

Boçi tha se në kushtet kur lideri i Rithemelimit është arrestuar, strukturat do të vijojnë punën me intensitet më të shtuar se më parë.

Ai njoftoi organizimin në 4 grupe që më pas do të shpërndahen për të zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë.

“Sigurisht angazhimi ynë në takimin me strukturat është pjesë e detyrimit për rolin organizativ.

Takimet tona kanë qenë të suksesshme. Këtë sukses e kemi parë në angazhimin e strukturave për riorganizimin e partisë.

Sot ky tur është akoma më i domosdoshëm. Madje kemi një koncept të ri organizimi.

Do organizohemi në katër grupe dhe do shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë për të takuar demokratët dhe për t’i angazhuar në të gjithë aksionin politik që ka axhendë të qartë dhe qëllime të mirëpërcaktuara.

Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD. Dhe po i referohem një thënie të tij, se edhe në Hënë po të jem, do vazhdoj të drejtoj PD-në.

Marrja e mesazheve nga ai për ne është e qartë, por njëkohësisht duhet një angazhim më i madh i pjesës drejtuese të PD. Duke nisur nga ne, që jemi niveli i parë dhe duke vazhduar me kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Secili na ne duhet bërë pak Berishë, të punojë me intensitet të lartë dhe të ketë rezultate të mira në organizim.

Sot do mblidhemi dhe të konkludojmë edhe datat përkatëse të axhendës së takimeve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për t’iu referuar atyre situatën politike dhe për të kaluar në vendimmarrje të rëndësishme për aksionet dhe situatën”, tha Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026