Berisha: Nëse BE shikon më shumë stabilitetin është aleate e autoritarizmit

16 Korrik 2025 | 11:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të mërkurë gjatë konferencës “The Western Balkans Paradigm”  është shprehur se integrimi europian është një prej prioriteteve kyçe të PD-së, ndërsa theksoi se demokracia dhe shteti i së drejtës nuk mund të sakrifikohen në emër të stabilitetit. Nga ana tjetër ai tha se BE është ylli polar i programit të partisë të cilën ai drejton.

“Partia jonë mbetet tërësisht e angazhuar për t’i mbajtur parimet dhe vlerat që familja jonë PPE-ja ka me ne dhe me vendet e tjera. Pyetja juaj ka vlerë si rëndësi thelbësore se BE është procesi thelbësor për kombimin tim. Është ylli polar i programit tonë politik.”-tha Berisha.

Berisha nënvizoi se politika duhet të jetë gjithnjë e orientuar nga standardet demokratike dhe integrimi europian.

“Unë e konsideroj politikën pothuajse një forcë natyrore, e cila gjithmonë duhet të merret në konsideratë seriozisht duke i dhënë përparësi integrimit dhe standardeve të demokracisë, shtetit të së drejtës që janë në mendimin tim themeli për integrimin në BE.”-tha Berisha.

Sipas Berishës, vendet shohin si prioritet stabilitetin mbi demokracinë, rrezikojnë të bien në autokraci.

“Fakti që ata mendojnë se po të jenë në BE do të jenë më të lirë dhe qytetarë më të denjë nuk do të thotë se kjo është brenda standardeve. Duhet theksuar se në rastet që ju mund t’i jepni më shumë rëndësi stabilitetit se demokracisë. Kjo do të thotë se je në aleancë me autokracinë. Edhe unë mendoj se asnjë vend i lirë i BE-së do ta donte këtë rezultat.”-vijoi Berisha.

Ai e cilësoi Shqipërinë si një rast tipik ku stabiliteti është vënë përpara demokracisë dhe kjo ka sjellë pasoja të rënda në zhvillimet politike.

“Kushdo që ka ndonjë dyshim, të vijë në Shqipëri dhe ta studiojë. Shqipëria është një kazus tipik, i kanë dhënë rëndësi stabilitetit në raport me standardet dhe kjo e ka bërë shtetin autokratik. Edhe në raport me BE nuk është problem jo serioz, sepse në fakt vendos një virus në trupin e vetë.”-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh

Autoritetet serbe kanë arrestuar në Beograd shtetasin malazez Vuk Vulleviq, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli për akuza që lidhen me...
10:31 | 13/07/2026

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026