Berisha nga Dibra: U bëj thirrje socialistëve, së pari janë shqiptarë

3 Maj 2026 | 13:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Dibra ku mbajti ‘Foltoren’ sulmoi qeverinë e Edi Ramës për abuzimet financiare por edhe për qëndrimin ndaj Kosovës

Gjatë fjalës së mbajtur para demokratëve dibranë, Berisha u shpreh se, qeveritarët ‘sillen si anëtarë të një organizate kriminale’, duke akuzuar për korrupsion të përhapur dhe varfërim të qytetarëve. Ai u shpreh se, këmbëngulja për të vazhduar betejën politike nuk do të ndalet, pavarësisht presioneve dhe izolimit të mëparshëm ndërkombëtar. ‘Ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli, Dhe sot jemi bërë zëri më i dëgjuar ndërkombëtarisht’, theksoi Berisha. 

Berisha iu bëri thirrje jo vetëm demokratëve, por edhe socialistëve të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë që të vënë atdheun mbi partinë.

“Unë u bëj thirrje socialistëve të Dibrës, mos harrojnë se para se të jenë socialistë, janë shqiptarë. 
Mos harrojnë se të parët e tyre s’kanë qenë socialistë, kanë qenë atdhetarë. Dhe çdo shqiptari i bëj thirrje, të ndalet, t’i thotë vetes, njeriu i qytetëruar është patriot. Njeriu i qytetëruar do vendin e tij, do kombin e tij, mbron interesat e vendit të tij, pavarësisht nga bindjet… Ne do protestojmë me të gjithë forcën tonë të pamposhtur gjer në fitoren tonë. Ne nuk tërhiqemi. Ne nuk mposhtemi.
Ne e faktuam. E faktuam që jemi të pamposhtur. Dhe ky është kilometri i fundit. 
Dhe këtë kilometër ne do ta bëjmë në, me forcën më të madhe, me dinjitetin më të madh. Faleminderit shumë”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një grup kriminal të trafikimit të drogës drejt Finlandës. SPAK ka dërguar...
15:44 | 27/07/2026

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026