Berisha nga Fieri: PD do t’i rikthejë Shqipërisë të rinjtë dhe të ardhmen e saj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Fierit, ku prezantoi pikat kryesore të programit të PD-së dhe bëri thirrje për mobilizim masiv në ditët e mbetura deri në zgjedhje.
Berisha e cilësoi fitoren e mundshme të opozitës si “fitorja më madhështore”, duke theksuar se ajo u përket të gjithë shqiptarëve që besojnë në liri, dinjitet dhe vlerat e familjes.
Në fjalën e tij, ai nënvizoi se programi i PD-së synon rritjen e pensionit minimal në 200 euro, rrogës minimale në 500 euro, si dhe miratimin e statusit për minatorët.
Sipas tij, ky është një program që bashkon shqiptarët në përmirësimin e jetës sociale dhe ekonomike: nga mirëqenia, punësimi dhe shëndetësia, te arsimi dhe mundësitë për të rinjtë.
“Kombi ka humbur rininë, kemi lindshmërinë më të ulët në botë. 600 mijë të rinj janë larguar në 10 vite. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të rikthyer të ardhmen e këtij vendi”, deklaroi Berisha.
Ai premtoi mbështetje për të rinjtë përmes 5 viteve pa taksa për bizneset, kredi të buta për strehim dhe aktivitete ekonomike, dyfishim të buxhetit për arsimin, eliminim të pengesave për universitetin, dhe një grant prej 30 mijë eurosh për çiftet e reja.
“Ëndrra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë. Kombit i kemi borxh rininë dhe asgjë nuk do të na ndalojë pa e kthyer atë në vendin e vet”, përfundoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit