Rama nga Saranda: Partitë e reja, cikli i dytë i së ndjerës LSI, mos ujisni…

3 Maj 2025 | 19:57

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të dielë në Sarandë, në takimin elektoral përmbyllës, ku sulmoi partitë e vogla dhe të reja, duke i quajtur “cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI”.

“Janë ca zogj të vegjël që sillen vërdallë dhe thonë: ‘ne jemi të rinj’. Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Partitë e vogla janë për interesa të vogla, sa më e vogël partia, aq më të vogla interesat e atyre që shesin veten si përfaqësues të interesave të mëdha. Mos ujisni barin e keq, se rritet. Imagjinoni që pa qenë fare në Parlament, thonë se duan zgjedhje të parakohshme. Për të njëjtat arsye që u krijua e ndjera LSI – për pazare dhe interesa personale”, tha Rama.

Rama kërkoi nga qytetarët të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke argumentuar se sipas tij vetëm PS ka qëndruar gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar.

Duke iu referuar historikut të PS-së, ai shtoi: “Partia Socialiste mund të ketë bërë gabime në 35 vjet, por nuk ka asnjë moment që të ketë tradhtuar interesin kombëtar. Asnjë. Zero.”

Rama theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë më shumë sesa një proces elektoral, duke i konsideruar si një “përmbushje të një misioni historik” për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026