Berisha nga foltorja: Demokratët nuk janë vetëm, kemi mbështetje ndërkombëtare

24 Nëntor 2025 | 19:18

Kreu i PD, Sali Berisha, mori fjalën në foltoren e PD-së para kryeministrisë, ku tha vjen pas vizitës së tij në Brazil, ku u zgjodh zv. president i Unionit më të madh të partive të djathta në botë.

“Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Ju, demokratë opozitarë shqiptarë, në betejën më të vështirë që përballemi, nuk jeni vetëm, por keni mbështetje të madhe nga njerëz të lirë nga e gjithë bota, që duan lirinë dhe të vërtetën.”

Berisha shtoi se nderimi që i bëri Internacionalja e Demokratëve të Qendrës, duke e zgjedhur në detyrën e zv. presidentit, është një nderim për sakrificat e demokratëve shqiptarë, për qëndrueshmërinë dhe guximin e tyre në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Ai e cilësoi këtë një vlerë të përbashkët për njerëzit e lirë në të gjithë botën ndërsa u shpreh se edhe Maduro në Venezuelë vjedh votat, një situatë që ai e krahasoi me Shqipërinë.

“Në këtë asamble, përveç diskutimeve për çështjet ndërkombëtare si lufta në Ukrainë u përmend edhe situata në Shqipëri. Në diskutime zuri një vend qendror edhe Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan duke filluar nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.

Sipas Berishës, këto mesazhe janë një thirrje dhe inkurajim për demokratët shqiptarë që të vazhdojnë betejën me guxim dhe forcë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026