Berisha nga ‘Foltorja’ e Lezhës: Më 11 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lezha ku zhvilloi foltoren e radhës tha se më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
“Nga Lezha kam kënaqësinë të informoj demokratët në Shqipëri dhe gjithë botën se më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, tha Berisha, mes entuziazmit të mbështetësve të tij.
Ai akuzoi kreun aktual të PD, Lulzim Basha si besëthyer për vendimin që mori duke e përjashtuar pa mbledhur këshillin kombëtar, vendimin e të cilit siç tha do ta pranonte sido që të ishte.
“Unë do të pranoja çdo vendim të Këshillit Kombëtar. Çdo vendim e mori pa mbledhur këshillin dhe këtë e bëri sepse e dinte që ju nuk shiteni dhe bliheni siç ndodhi me të, ndaj nuk guxoi t’ia çonte propozimin këshillit kombëtar”, tha Berisha.
Berisha tha se u kërkon ‘një mijë herë të falur demokratëve për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës’, pasi sipas tij, nuk e ka merituar kurrë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania