Berisha nga Korça: PD është më e fortë! Dënimi i Ramës është pa kthim, të japë dorëheqjen
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka udhëtuar drejt Korçës ku po zhvillon takime me demokratët. Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se Partia Demokratike ka arritur të mbijetojë dhe të qëndrojë e fortë edhe në momentet më të vështira.
Sipas tij PD nuk u zhduk por mbrojti lirinë dhe kauzën e çdo shqiptari. Berisha theksoi se PD është më e fortë dhe se sipas tij tani është faktuar me dokumente se kryeministri Edi Rama është një armik i shqiptarëve. Ai u kthye disa muaj pas në zgjedhjet e 11 majit duke ritheksuar se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.
“Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital. Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet. Jo. Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton.
Tani, ju them unë ju një gjë. Të falenderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them unë juve, ama.
Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve. Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.
Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat. Erdhën me rebelim në ’97-ën, i përzumë me votë. Grabiten votën, do t’i përzëmë përsëri këto muaj së bashku”, tha ai.
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse