Berisha nga Kukësi: 200 € minimum jetik për jetimët dhe për fëmijët e 3-të e të 4-t

21 Prill 2025 | 20:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim elektoral në qytetin e Kukësit, ku prezantoi detaje nga ajo që e cilësoi si “paketa e dhembshurisë”.

Berisha u zotua se brenda 100 ditëve të para të një qeverisjeje të mundshme nga PD, do të vendoset një minimum jetik prej 200 eurosh për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

“Ne kemi paketën e dhembshurisë. Me këtë paketë, ne zotohemi: çdo pensionisti, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo studenti, çdo jetimi, çdo fëmije të tretë dhe të katërt në familje, do t’i vendoset minimumi jetik 200 euro,” – deklaroi Berisha.

Ai tha se ky projekt synon të japë një “goditje përfundimtare” ndaj varfërisë ekstreme në Shqipëri.

“Në këtë mënyrë, ne fshijmë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme.”

Berisha premtoi gjithashtu rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve:

“Rroga minimale nuk do të jetë më poshtë se 500 euro, ndërsa ajo mesatare do të shkojë në 1200 euro.”

Një tjetër pikë që ai theksoi ishte ulja e çmimeve të produkteve bazë për shtresat në nevojë përmes “kartës së konsumatorit”:

“Rrogëulëtit dhe pensionistët do të marrin të gjitha gjërat bazë 20% më lirë.”

Përsa i përket sistemit të barnave dhe aksesit në ilaçe cilësore, Berisha premtoi barazi me standardet italiane:

“Në 100 ditët e para, Këshilli i Ministrave do të aprovojë si listë ilaçesh për rimbursim të plotë atë që përdor qeveria italiane. Nuk jemi zengjinë si italianët, por në ilaçe do të barazohemi me ta.”

Sa i përket buriminit të financimeve për këto angazhime, ai tha:

“Këto para janë dhe u garantoj ju se janë edhe për më tepër se kaq. Por ne jemi 100 përqind të sigurt për këto që garantojmë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026