Berisha nga Kuvendi: Partia Demokratike nuk është kundra investimeve të huaja

1 Qershor 2026 | 18:14

Sali Berisha, kreu i PD-së ka folur këtë të hënë në seancën e Kuvendit të pasdites lidhur me projektin e Zvërnecit. Berisha tha se Partia Demokratike sipas tij nuk është kundra investimeve të huaja.

“Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD-së? Ne besojmë se investimet e huaja janë të një rëndësie jetike për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër që gjatë periudhës që qeverisëm, në Shqipëri u garantuan investimet më të mëdha në historinë e këtij vendi. Vetëm në fushën e energjetikës, 2 miliardë euro.

Çfarë ndodh tani? Tani unë po ju them prapë: PD mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Vetë më tha ai: “Ju më votuat mua”. E hoqi maskën.

Britma për çështje pronësie? PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? Po qe se ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera, dhe shteti ta miratonte projektin, askush tjetër nuk kishte më punë me investitorin.”-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga një takim i fokusuar te inovacioni,...
15:28 | 01/07/2026

“Protesta mesazh i rëndësishëm për qeverisjen”, Rama nga Gjermania: Në atë bulevard ku flamingot festojnë lirinë, janë vrarë njerëz

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani protestën që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji, duke...
14:27 | 01/07/2026

Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Ruhr Summit në North Rhine-Westphalia vizionin e tij mbi rolin e inteligjencës artificiale në qeverisje, pushtet dhe zhvillim, duke e...
14:02 | 01/07/2026