Berisha nga protesta: Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare para Kryeministrisë u shpreh se janë bashkuar në një moment kritik për vendin.
Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si armik të vendit. Ai shtoi se ka fakte lidhur me zgjedhjet e 11 majit të cilat i cilësoi një farsë elektorale.
Sipas tij Rama është kërcënimi më i rrezikshëm i vendit teksa shtoi se ai tejkalon kërcënimet e regjimit të Enver Hoxhës.
“Jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritike të Shqipërisë në këto 35 vitet e të fundit. Me duhet ta nis këtë fjalë me një shprehej se tingëllon më aktuale më e rëndësishme se kurrë. Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë. Ne jemi të bekuar se kemi njëri-tjetrin, një det i madh guximtarësh që do t’i dalim për zot Shqipërisë.
Ne jemi vend i bekuar gjithashtu për traditat tonë të mrekullueshme të mbrojtura shekull pas shekulli. Nëse Shqipëria është bekuar me popullin, traditat dhe pasuritë e saj nuk mund të mohohet se ne kemi qenë e përjetuar shekuj pas shekujsh mallkime. Ne kemi provuar armiq të egër të pamëshirshëm qe i kanë sjellë dëme kombit tonë. Kurrë nuk duhet të harrojmë diktaturën të Enver Hoxhës dhe krimet që kreu.
Nuk duhet të harrojmë izolimin më të thellë që përjetuam, shkëputjen e Shqipërisë nga trungu i familjes së vendeve të qytetëruara, izolimin e saj nga Europa dhe bota demokratike. Të gjitha këto i vodhën Shqipërisë 45 vite jetë, gati gjysmën e shekullit të kaluar.
Asnjë nuk ka dyshime se Enver Hoxha ka qenë një armik i egër, ashtu siç e quajti Europa, ishte Hitleri shqiptar i pasluftës së dytë botërore.
Të dashur miq, ne nuk duhet të harrojmë se Partia e Punës dhe Enver Hoxha, ky armik i egër, na qeverisi për 45 vite, pavarësisht krimeve të tij monstruoze të panumërta.
Por sot, çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nëse shekullin e kaluar, Shqipëria u mbajt peng 45 vite, këtë shembull, në një kohë me një shpejtësi krejt tjetër, Shqipëria po përballet me pasoja akoma më katastrofike.
Prej 13 viteve të fundit, pasoja që gërryejnë, rrënojnë çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj. Me pasoja që ditën e sotme nga Brukseli, BE, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve nga Ramaduro, dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë.
Si kurrë më parë për ndonjë vend tjetër, paralajmërimi për zhbërjen nga e para të udhëtimit tonë 32-vjeçar plot sakrifica, shpresa, ëndrra drejt BE.
Miq, e kemi quajtur Rilindjen qeveri të paligjshme sepse e tillë është. Kemi çdo dokument që fakton farsën zgjedhore të 11 majit. E kemi quajtur narkoshtet sepse i tillë është. Kemi 7 rezoluta ku partitë kryesore që drejtojnë sot në Europë dhe në botë pajtohen me këtë fakt.
Por jemi treguar të butë. Jemi treguar të kursyer me emërtimet tona. Sepse po të marrësh vetëm ngjarjet e ditëve të fundit, Edi Rama është në fakt armiku më i pamëshirë i të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve në Shqipëri.
Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, po t’u referohemi shifrave, fakteve, ngjarjeve”, tha ai.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid