Berisha nga Saranda: Kandidatët tanë janë kandidatët e dinjitetit tuaj

22 Prill 2023 | 19:19

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të shtunë një takim me mbështetësit në qytetin e Sarandës. Në takim u prezantuan kandidatët e primareve për bashkitë e Sarandës dhe Konispolit.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se kandidatët e dalë nga primaret, janë kandidatët e dinjitetit të popullit, pasi janë zgjedhur me votë të lirë.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Sarandës dhe Konispolit, një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë në një rast shumë të veçantë të paraqitjes së kandidatëve tanë për kryetar bashkie të Sarandës dhe Konispolit.

Mirënjohje për të gjithë banorët e Sarandës dhe Konispolit kudo që janë sot, në Sarandë, Shqipëri, emigracion dhe diasporë.

Zonja e zotërinj!

Shumë herë kam ardhur në Sarandë, kam paraqitur kandidatë për deputetë, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, por kësaj here është më e veçanta e jetës time. Sepse sot ne paraqesim kandidatë për kryetar të bashkisë së Sarandës dhe Konispolit, dy qytetarë shembullorë, dy njerëz, familjarë të shkëlqyer, dy punëtorë të virtytshëm. Dy njerëz, që e duan shumë Sarandën dhe Konispolin. Në dallim nga të gjithë të tjera, janë kandidatët tuaj, janë kandidatë të vullnetit tuaj, të votës tuaj, por në fakt edhe të dinjitetit tuaj. Sepse asgjë, nëse e marrim lirinë dhe e studiojmë, sa herë të vështrojmë mbi të, të përpiqemi ta zbërthejmë, gjithnjë në zemër të saj, do të gjejmë dinjitetin e njeriut.

Ndaj dhe ne vijmë këtu kësaj here me kandidatët tuaj, duke respektuar vullnetin dhe dinjitetin tuaj. Këta janë kandidatë krenarë, por janë gjithashtu kandidatë të vetëdijshëm se kanë çdo detyrim pafundësisht ndaj jush. Nuk janë kandidatët të kryetarit të partisë, nuk janë kandidatë të kryesisë së partisë. Ju garantoj se sado që në këtë Shqipëri me 1000 probleme, por ky standard është sot nga më të përparuarit që ekziston mbi tokë dhe ne duhet të jemi krenarë me këtë standard.

Shpërndarja jo gjithnjë është e barabartë në çdo gjë, se po të ishte e barabartë Saranda mbase mund të vendosej në një vend tjetër, por ja që kjo bukuri e dheut është e vendosur në Shqipëri. Kështu që, me primaret ne kemi shënuar një arritje të madhe. Ju dëgjuat programet e tyre, programe të një përgjegjësie të lartë. Programe të një përkushtimi dhe dashurit të vërtetë për komunitetin, për Sarandën për Konispolin, programe për të cilat kandidatët për qytetar të parë vendorë, synojnë të shënojnë kthesën e madhe, në këto dy zona ndër më të bukura e kësaj toke.

E them këtë sepse nuk ka nevojë të thurësh vargje, apo të bësh theozë për Sarandën, por duhet ta dini se sa herë që unë dua të pushoj shpirtërisht, një nga vendet që shkon e prehet mendja ime është në malin e Milesë, para së cilit ti ke pamjen më të magjishme që mund të kesh parë ndonjëherë. E keni vetë parasysh, unë një lidhje me malet e kam të pazgjidhshme”, tha Berisha.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026