Berisha nxorri videon e pretenduar se ishte në qeli, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

5 Maj 2026 | 20:41

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar këtë të martë pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili publikoi një video duke pretenduar se ajo ishte filmuar brenda IEVP Fushë-Krujë dhe ku shiheshin shishe alkooli në ambientet e brendshme të institucionit.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Burgjeve i ka cilësuar këto pretendime si “të pavërteta dhe dashakeqe”, duke theksuar se në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk ekzistojnë ambiente të tilla dhe se nuk lejohet në asnjë rrethanë përdorimi apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin. Sipas institucionit, publikime të kësaj natyre synojnë të dezinformojnë opinionin publik dhe të dëmtojnë imazhin e sistemit penitenciar.

Drejtoria e Burgjeve shton se gjatë periudhës së fundit janë intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese ndaj çdo forme paligjshmërie, duke theksuar se rezultatet janë konkrete dhe të verifikueshme. Në reagim theksohet gjithashtu se, megjithëse sistemi nuk është ende në standardin e dëshiruar, ekziston vullnet i qartë për përmirësim.

Nga ana tjetër, në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e sotme, Sali Berisha publikoi videon në fjalë duke pretenduar se ajo tregonte ambiente brenda burgut të Fushë-Krujës, ku sipas tij shiheshin “shishe alkooli të llojeve të ndryshme”.

Berisha e përdori rastin për të akuzuar për trajtim të diferencuar të të burgosurve, duke deklaruar se disa prej tyre, sipas tij, përfitojnë favore si “njerëz të partisë”, ndërsa ish-presidenti Ilir Meta po përballet me trajtim të padrejtë dhe presion psikologjik gjatë procesit gjyqësor.

Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e “kafazit të xhamit” në sallat e gjyqit, të cilin e cilësoi si formë torture psikologjike dhe shkelje të të drejtave të njeriut, duke akuzuar qeverinë për praktika represive ndaj kundërshtarëve politikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Plarent...
13:17 | 03/07/2026

Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po kërkon një hetim ndaj fenomenit...
12:33 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026