Berisha: Opozita më e fuqishme se ndonjëherë, Rama i ka orët e numëruara
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ka opozitën më të fuqishme që mund të ketë pasur ndonjëherë.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të parlamentit, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka kohët e numëruara.
“Sot vendi ka një opozitë, do të thoja më të fuqishme se ndonjëherë dhe Edi Rama në një farë mënyrë i ka kohët e numëruara. Ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht, atje do shkojë nëse lejohet. Ai duhet të japë llogari për të gjitha vjedhjet monstruoze që ka bërë para ligjit shqiptar. Ato vepra penale nuk bëjnë vite, por shumë dekada dënim për Edi Ramën”, nënvizoi Berisha.
Në lidhje me protestën kombëtare të opozitës, Berisha bëri të ditur se ka koordinim me Partinë e Lirisë.
Kryedemokrati tha se fronti opozitar do të miratojë një agjendë për protestën që pritet të zhvillohet në shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër