Berisha paralajmëron mocion ndaj Begajt: E bëjmë për nderin e institucionit

8 Tetor 2025 | 14:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar këtë të mërkurë, deklaroi se PD duhet të ndërmarrë një mocion ndaj Presidentit Bajram Begaj.

Ai e cilësoi presidentin si një “figurë kukull” dhe një “vasal të Ramës”, ndërsa theksoi se mocioni synon mbrojtjen e institucionit të Presidentit dhe jo personin që e përfaqëson aktualisht.

“Edhe mocioni ndaj atij vasalit të Ramës duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, sepse për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi. Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën”, u shpreh Berisha.

Duke vijuar kritikat ndaj Presidentit, Berisha tha se Begaj “turpëron shtetin”, ndërsa e akuzoi për mungesë dinjiteti institucional.

“Se një ditë futet nën tavolinë, më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit. Çfarë shteti mor? Ti je një vasal që turpëron shtetin. Prandaj edhe ajo duhet të jetë pa diskutim në rendin e ditës, sikundër interpelanca me kreun e qeverisë”, përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026